• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në Moldavi kërkohet autonomi lokale, themelohet “Rezistenca Kombëtare”
Home
Nderkombetare

Në Moldavi kërkohet autonomi lokale, themelohet “Rezistenca Kombëtare”

30 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Që prej ditësh njerëzit dalin në rrugë në kryeqytetin e Moldavisë, Çisinau. Ata kërkojnë njohjen e zgjedhjeve lokale dhe një drejtësi të pavarur. Tani u themelua një aleancë e Rezistencës Kombëtare.

Synimi i deklaruar i Aleancës së re nuk është lufta për pushtetin në Moldavi, por ajo kundër sistemit të dendur të oligarkëve, politikanëve të korruptuar dhe drejtësisë së penguar. Këtë aleancë e themeluan dy politikanët proevropianë opozitarë, Andrei Nastase, kryetari i platformës “Dinjiteti dhe e Vërteta” (DA) dhe Maia Sandru, kryetar i “Partisë Aksion dhe Solidaritet” (PAS). Aleancën e mbështesin përfaqësues të rëndësishëm të shoqërisë civile.

Shkas për protestat e reja masive ishte anulimi i zgjedhjeve të parakohshme lokale në 3 qershor në Cisinau. Nastase e fitoi me rezultat të qartë balotazhin kundër kandidatit socialist Ion Ceban, por votimi krejt papritur u anulua nga një gjykatë, gjoja për shkak të parregullsive. Gjykata e Lartë e konfirmoi vendimin. E papritur edhe sepse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kandidati i mundur vetë i quajtën zgjedhjet korrekte. Argumentimi i dobët i gjykatave ishte se fituesi pati bërë edhe në ditën e zgjedhjeve “agjitacion të palejuar”. Kjo në një kohë kur Nastase u pati bërë thirrje zgjedhësve vetëm që të shkojnë të votojnë, pa u rekomanduar se cilin të votojnë. Kjo është e ndaluar, tha gjykata. Një përcatim të qartë për këtë nuk përmban ligji zgjedhor.

Vend i ndarë

Shumë moldavë e shohin votimin si përpjekje të dëshpëruar të Partisë Demokratike (PDM) në pushtet dhe të kryetarit të saj Vlad Plahotniuc, të oligarkut të madh dhe të personit që lëviz fijet në prapaskenë, për të penguar humbjen e kontrollit politik në vend. Në vjeshtë do të zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe PD-ja sipas sondazheve mezi do ta kalojë pragun e hyrjes në parlament. Forca më e madhe politike janë socialistët (PSRM) e presidentit prorus Igor Dodon dhe Maia Sandus PAS. Jo vetëm opozita flet për një aleancë të fshehtë midis të ashtuquajturit demokrat Plahotnius dhe të socialistëve të Dodonit, me synimin e diskreditimit me çdo kusht të politikanëve proevropianë. Populli në vend është i ndarë. Shumë, veçanërisht të rinj i kanë kthyer kurrizin vendit për të gjetur punë në botën e jashtme dhe për të bërë një jetë normale.

Gjendje e tensionuar

Andrei Nastase flet për një “skenar Janukoviç” si ai në Ukrainë para pesë vjetësh. Një skenar të cilin Plahotniuc e zbatoi në Republikën e Moldavisë, thotë Nastase për DW. Kjo është e papranueshme për demokracinë dhe qytetarët. “Objektivi ynë është që të çlirohet vendi nga kjo darë mbytëse dhe të rivendoset normaliteti”.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar. Në një letër të nënshkruar nga e ngarkuara për politikën e jashtme Federica Mogherini dhe komisari i zgjerimit Johanes Hahn shkruhet se BE pret nga të gjithë personat përgjegjës respektimin e rezultatit të zgjedhjeve “i cili është pranuar nga vëzhguesit nacionalë dhe ndërkombëtarë dhe që pasqyron vullnetin e zgjedhësve.” Për datën 1 korrik, aleanca e re ka sinjalizuar një demonstratë në qendër të qytetit. Pritet që në të të marrin pjesë shumë moldavas nga qytete të tjera.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më e thjeshtë nga sa mendoni, 5 këshilla si të ulni sasinë e kalorive në vaktin tuaj
Previous article Mikroçipi nën lëkurë/ Mbahen të dhënat e bankës, por edhe çelësi i shtëpisë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT