Lulzim Basha garanton protestuesit se protesta e sotme nuk është organizuar për pushtet por për çlirimin e Shqipërisë.
Sipas liderit demokrat, protestat do të sjellin ndryshim në vend.
“Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra.
Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore.
E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim,
“E duam Shqipërinë sie gjithë Evropa”.
Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara.
Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë.
Bashkimi i edi ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë.
Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.
Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi”, shprehet Basha.