OKB tha se ditën e sotme (15 Nëntor) reshjet e shiut do ta përkeqësojnë situatën për mijëra njerëz të zhvendosur që jetojnë në kampe në Gaza, shumë prej të cilëve janë strehuar në tenda.
Më poshte janë disa nga fotot e shkrepura në Khan Younis ku shumë palestinezë janë shpërngulur pasi janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës, raporton BBC.
Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.
Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite.


