Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëngje në vezore që zakonisht formohen gjatë ovulacionit. Problemet hormonale, endometrioza, shtatëzania dhe infeksionet e legenit mund të shkaktojnë ciste në mitër. Ndonëse ato nuk janë një kërcënim serioz për shëndetin, cistet ovarian mund të shkaktojnë simptoma të tilla si dhimbje të lehta barku, fryrje, parehati etj. Cistet zakonisht zhduken vete brenda pak muajve, por kur e keni mundësinë, përse të mos e përshpejtoni procesin e shërimit.
1. Vaji i kastorit
Vaj i kastorit pastron nga trupi toksinat e tepërta, ndërkohë që stimulon sistemet limfatike dhe të qarkullimit të gjakut për të ndihmuar në eliminimin e cisteve ovariale.
Palosni një copë të madhe fanellatë më dysh ose tresh dhe sigurohuni që i gjithë barku juaj të mbulohet nga kjo copë.
Hidhni rreth 2 lugë gjellë vaj kastori në këtë copë dhe mbuloni zonën abdominale
Në mënyrë që copa e njomur të mos lëvizë, mbështilleni këtë pjesë të trupit me një qese plastike e pastaj me një peshqir.
Vendosni një shishe me ujë të nxehtë mbi peshqir dhe rrini shtrirë për të paktën 30 minuta.
Përsëriteni procesin rreth tri herë në javë për tre muaj.
2. Çaj kamomil
Çaji i kamomilit mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe shqetësimeve të shkaktuara nga cistet ovariane. Ai ka një efekt qetësues dhe gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e periodave duke stimuluar qarkullimin e gjakut në zonën e legenit dhe në mitër. Pini 2-3 gota në ditë derisa të ndiheni më mirë.
3. Borsa e nxehtë
Nxehtësia mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve dhe relaksimin e muskujve të barkur për shkak të cisteve. Mbajtja e një borse për të paktën një orë jo vetëm do të qetësojë dhimbjet menstruale gjatë ditëve të ciklit, por do të ndihmojë edhe cistet të shpërthejnë.
4. Uthulla e mollës
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në tkurrjen dhe eliminimin e cisteve që janë shkaktuar nga mungesa e kaliumit.Shtoni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni pasi të keni ngrënë !
5. Panxhari përmban një përbërës të quajtur betacyanin, i njohur për efektin që ka mbi organin e mëlçisë. Kjo enzimë ndihmon këtë organ, për të eliminuar toksinat jashtë trupit. Natyra alkaline e panxharit gjithashtu ndihmon në balancimin e aciditetit në trup, duke reduktuar simptomat e cisteve ovariale. Përzieni 1/2 filxhan lëng me panxhar të freskët me 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera dhe 1 lugë gjelle melasë të zezë. Pini këtë, një herë në ditë përpara se të hani mëngjesin. Përdoreni këtë ilaç çdo ditë derisa simptomat tuaja të zhduken.
6. Kripa Epsom
Përmbajtja e lartë e sulfatit të magnezit në kripën Epsom vepron si një relaksues i muskujve që mund të lehtësojë dhimbjet në zonën pelvike lidhur me cistet. Shto 1 filxhan kripë Epsom në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe zhytyni në të për 2-30 minuta.
7. Farat e lirit ndihmojnë në balancimin e raportit të estrogjenit me progesteron në trup për të ndihmuar në eliminimin e cisteve. Këto fara janë gjithashtu të pasura me fibra, duke ndihmuar trupin të eliminojnë toksina të dëmshme.
8. Bajamet janë të pasura me magnez, mineral i cili mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të barkut. Ju gjithashtu mund të masazhoni butë zonën e barkut me vaj bajame për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe fryrjes.