• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË KUNDËRSHTIM ME…”/ SHBA konfiskon avionin e presidentit venezuelian, Maduro
Home
Nderkombetare

“NË KUNDËRSHTIM ME…”/ SHBA konfiskon avionin e presidentit venezuelian, Maduro

3 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar një avion luksoz që i përket presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, me pretendimin se blerja e tij ishte në kundërshtim me sanksionet amerikane.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se avioni ‘Dassault Falcon 900EX’ u konfiskua në Republikën Domenikane dhe u transferua në Florida.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland shpjegoi në një deklaratë se avioni ishte blerë ilegalisht për 13 milionë dollarë dhe ishte kontrabanduar nga SHBA “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.

”Avioni u ble në Forida nga një kompani guaska dhe u dërgua në Karaibe në prill 2023”, shtoi Departamenti i Drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që Maduro apo qeveria e Venezuelës janë në shënjestër të autoriteteve federale të SHBA-së të dyshuar për korrupsion.

Në vitin 2020, departamenti i drejtësisë akuzoi Maduro dhe 14 zyrtarë venezuelianë për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafik droge.

Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013, siguroi një mandat të tretë në zgjedhjet e diskutueshme të mbajtura më 28 korrik.

Opozita akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor dhe pretendon fitoren për kandidatin e saj, Edmundo González. Nga ana tjetër edhe SHBA thotë gjithashtu se Maduro humbi duke u shprehur se kia prova se ka fituar Gonzalez, shkruan BBC.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZË NË MARRËDHËNIEN MES HEIDIT DHE ROMESOS? Çfarë po ndodh mes çiftit të BBV-së, dyshimet për fundin e lidhjes mes tyre
Previous article AKADEMIA POLITIKE E PS/ Rama takim me anëtarët: Përfunduan me sukses kurset e edicionit të parë

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT