• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KOMBINAT PËR DËMET NGA TËRMETI/ Rama: 8 objekte të dëmtuara, do të vlerësohen të gjitha
Home
Politikë

NË KOMBINAT PËR DËMET NGA TËRMETI/ Rama: 8 objekte të dëmtuara, do të vlerësohen të gjitha

30 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Politikë

Mes debatesh të mëdha është zhvilluar ditën e sotme takimi i Ramës me banorët e Kombinatit, palatet e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.

Banorët duke qenë se kanë kaluar një dramë të vërtetë kanë patur shumë pyetje për kryeministrin ku shqetësimi kryesor ishte se ku do të jetojnë. Kryeministri i ka udhëzuar banorët e kësaj zone që të mos kthehen në banesat e shkatërruar si dhe të mos rrinë jashtë në të ftohtë e në shi, por tu drejtohen qendrave sociale.

Rama ishte i pranishëm në këtë zonë së bashku me zv.kryeministrin Braçe dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pjesë nga debati i Ramës me banorët e kombinatit:

Rama: Sa do zgjasi nuk ta them dot sot. Ju kemi ofruar të shkoni në qendrat e pritjes. Pallat gati tani për tani nuk kemi. Një vend ku të fusësh kokën është në qendrën sociale të pritjes. Më ke mua përballë, merre gocën dhe ikim bashkë.”

Banorja: Qendrat sociale janë plotë. Jemi me gocën, me të moshuarit. Duam një zgjidhje”

Rama:  Nuk është e vërtetë. Hajde ikim bashkë. Do të bjëm ëanalizën e gjendjes nëse bën do të futesh nëse s’bën do gjejmë tjetër. Merre gocën dhe puthe cdo minut. Sot mund të ishe duke qarë.

Banorja: Unë këtu do rri.

Banori: Presim ekspertë nga ju banohet apo nuk banohet. Tek kryetari i bashkisë nuk kam marrë përgjigje.

Veliaj: Përgjigjen ta kam dhënë para kryeministrit.

Rama: Dua të mbaroj punë këtu se do iki tek të tjerët. Mos më merrni kohë me falenderime. Më doli shpirti mo, se nuk kam fuqi. Rrini urtë. Shyqyr që jeni mirë më të gjithë ça keni rrotull. 22 veta i kemi çuar në dhe dje. Edhe unë ktu kam qenë. Edhe unë jam tundur nga tërmeti.

Banorja: Mund të ketë viktima të radhës.

Rama: Pse të ketë viktima të radhës.

Banorja: Jam në punë, këtu ka plasur vjedhja.

Rama: Nuk të ndaloj dot nëse do të rrish në shi. Qendra sociale të mban me bukë do të kesh edhe dyshek.  Do më lini ta mbaroj. S’po më lini të flas. (ngre zërin)

Rama: O Erjon, po të lutem, edhe ty do të flas. Nga ky moment do të vijojnë punën ekspertet. Nëse do shemben në kombinat. Qendrat Sociale janë të përkohsshme. Mos më vdisni parakohe. Se nuk do gjeni zgjidhje. Me durim dhe qetësi do bëhen gjërat. Shkoni tek të afërmit. Tërmeti ka rënë edhe në Itali. Janë akoma nëpër kabina.

Rama: Është e shkruar kjo. Unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra, nuk lëviz. Edhe unë shpi një katëshe kam. Dole me vrap jashtë, ja rrëshkite tek lëvorja e portokallit dhe ja.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARAQITEN 13 QYTETARË TEK TRAUMA GJATË 24 ORËVE/ Shëndetësia: Të gjitha spitalet në gatishmëri të përforcuar
Previous article NË KOMBINAT PËR DËMET NGA TËRMETI/ Rama thirrje banorëve: Shkoni në qendrat sociale

Delo.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT