• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KOHË KORONAVIRUSI/ Qëlluan me armë në ajër. Arrëstohen 7 persona në Dibër, çfarë zbuloi Policia në pyll
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Qëlluan me armë në ajër. Arrëstohen 7 persona në Dibër, çfarë zbuloi Policia në pyll

8 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Shtatë persona janë arrestuar në Dibër pasi qëlluan me armë kallashnikov në ajër.
Këta persona kanë qëlluar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:50 në ajër dhe fshehën armët në pyll.
Nga zhvillimi i operacionit ”Soponika” Policia zbuloi dhe sekuestroi 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.
Po personat e arrestuar janë autorë të një sërë vjedhjesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Finalizohet me sukses operacioni policor “Soponika”.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët.

Gjatë operacionit gjendet i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër arrestojnë në flagrancë 7 persona dhe procedojnë penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.

Shërbimet e DVP Dibër, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën edhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMOR KARANTINE/ “Nuk rikthehem doktor, se këta mezi presin që të infektohem”
Previous article HISTORITË/ Filmat apokaliptikë që nuk na përgatitën aspak për terrorin e pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT