“Pesëmbëdhjetë ditë që nga periudha e mbylljes, policia, xhandarmëria franceze dhe policia ushtarake kanë bërë 5.8 milion kontrolle për lëvizjen e njerëzve nëpër qytete”, tha Ministri Francez i Brendshëm Christophe Castaner sot në mëngjes në një deklaratë.
Një 22-vjeçar u dënua me 105 orë shërbim në komunitet në Paris nga policia për mosrespektim të të masave të izolimit, thotë Prokuroria e Parisit.
Një burrë i cili ishte liruar nga burrgu shtatorin e kaluar, u gjobit 4 herë vetëm në 24 Mars dhe përsëri pasi dy ditësh. Çdo herë u kap me letra të pavlefshme gjatë kontrolleve të policisë.
Zyrtarët francezë thonë se njerëzit mund të ecin dhe të ushtrojnë vetëm një rreze prej një kilometri nga shtëpia e tyre, për një maksimum prej një ore.