• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE KEMI MENDIME TË TJERA”/ Braimllari: Nuk jemi përçarë me PD, por në zgjedhje do shkojmë vetëm
Home
Politikë

“NE KEMI MENDIME TË TJERA”/ Braimllari: Nuk jemi përçarë me PD, por në zgjedhje do shkojmë vetëm

5 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari foli në studion e Report tv për 13 tetorin e cila për LSI është datë zyrtare zgjedhjesh në zbatim të dekretit të presidentit. Braimllari tha se kërkesa e tij është dorëzuar vetëm në emër të LSI ndërkohë që refuzoi të fliste për qëndrimin  e PD, e cila deri më tani nuk është regjistruar në këto zgjedhje. Madje, lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur në çdo dalje publike se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, duke paralajmëruar kështu një bojkot pa afat.

Por duket se nuk është i këtij qëndrimi edhe LSI. Braimllari tha se 13 tetori është datë zgjedhjesh.

“Kjo kërkesë është dorëzuar pas shkresës së të premtes. Kërkesa jonë është bërë në emër të LSI. Zgjedhjet janë të vendosura me dekretin e presidentit. Ai është i zbatueshëm për të gjithë.

Kërkesa jonë është brenda afateve. Katër drejtuesit politikë do mbajnë përgjegjësi penale. Ne kemi vepruar në zbatim të ligji, në respektim të kushtetutës.

Ka një rakordim. Tre partitë që dërguan kërkesën të premten kanë vepruar në kuadër të frymës opozitare. Edhe PD njeh 13 tetorin si datën zgjedhjesh. Kërkesa është çështje teknike. Fronti opozitar është i bashkuar. Kjo është një vendimmarrje e LSI por e rakorduar me opozitën e bashkuar. Por unë nuk mund të flas pë hapat e radhës së PD-së.

Ajo ccka është e qartë për shqiptarët është se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Të gjithë këshillat bashkiakë kanë 90% mazhorancë në përbërjen e tyre. Edi Rama ka vrarë demokracinë vendore. Edi Rama i ktheu këshillat bashkiakë në komitete ekzekutivë. Rama po shkatërron demokracinë e funksionimit në këtë vend. Edi Rama si moto të tij ka dhunën dhe uzurpimin.

Nuk mundet që kryetarët e bashkisë që përfaqësojnë një komunitet të fusin në luftë qytetarët me njëri tjetrin. Rama na paska dërguar shtatë letra ku i thotë Bashës hajde. Ditën e parë kur Rama i dërgon shkresës publike opozitës në KQZ votohet kundër përfaqësimit të opozitës. Nuk dialogohet kështu. 85% nuk pranuan të marrin pjesë në këtë farsë.

Rama thotë se u përça opozita, por ju siguroj se LSI ruan identitetin e saj. LSI ka dhënë kontribut dhe është një forcë politike e konsoliduar. Kjo nuk do të thotë se jemi të ndarë nga PD. Ne jemi bashkë sepse nga bashkon Edi Rama. Nëse ne kemi mendime të tjera, kjo është gjë tjetër. 13 tetori është ditë zgjedhjesh. Këtë e ka shprehur qartë edhe PD”, tha Braimllari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE GOLA NË NJË MUAJ/ Agolli shënon sa e gjithë karriera në kampionatin azer, ja statistikat
Previous article NUSE ME FAT/ Ja si vjehrra surprizon Venera Lumanin pas koncertit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT