Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme familjen Lleshi në Kamëz e cila mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sot janë të sistemuar në shtepi me qera dhe kryeministri ka postuar videon nga momenti ku shpërndan disa dhurata për fëmijet e kësaj familje.
“Në familjen prej tetë antarësh të Esat Lleshi, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.
Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti”, shkruan Rama. /ALPEnews.al
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kamëz, Tiranë – Në familjen prej tetë antarësh të Esat Lleshi, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti.https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. Dezember 2019


