• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE JEMI GATI”/ Rama për Euronews: Shqipëria i përmbushi kushtet për hapjen e negociatave
Home
Politikë

“NE JEMI GATI”/ Rama për Euronews: Shqipëria i përmbushi kushtet për hapjen e negociatave

10 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria i përmbushi kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për rrjetin e njohur informativ paneuropian, Euronews.

”Ne jemi gati, duke u mbështetur në vlerësimin dhe rekomandimet e Komisionit , por në të njejtën kohë, vendimarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë dhe në atë që vendet si ne bëjnë, por në situatën e brendshme dhe dinamikën e brendshme dinamikat politike të shteteve anëtare”, deklaroi Rama i pyetur nga Euronews lidhur me vlerësimin e tij për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Pyetjes se çfarë do të thotë për Shqipërinë nëse procesi i negociatave nuk fillon njëkohësisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri Rama i përgjigjet se ”nuk do të ishte strategjike, nuk do të ishte shumë largpamëse”.
”Do të ishte sinqerisht shumë e dëmshme për rajonin. Në të njëjtën kohë do të ishte shumë e padrejtë. Po! Maqedonia e Veriut ka bërë progres shumë të madh me Marrëveshjen e Prespës dhe patjetër ata meritojnë të shpërblehen për këtë, sepse e kanë merituar. Por çështja është: A keni nevojë për një konflikt, për t’u shpërblyer për atë që bënë?”, deklaroi kryeministri.
Ndërkohë, i pyetur se çfarë do i sillte Shqipëria BE-së kur të anëtarësohej, Rama thotë se ”pyetja juaj është shumë e thjeshtë. A ka Europa një plan të qëndrueshëm, do të vazhdojë ta mbajë këtë organ të trupit duke e tërhequr zvarrë apo do ta integrojë brenda saj?”.
”Do të ketë një zonë gri brenda vetes teksa aktorë të tjerë dhe axhenda të tjera mund të fitojnë avantazh duke shfrytëzuar këtë kaos dhe zhgënjim. Mendoj se nëse kthehemi në kuptimin e vërtetë të Europës, siç e dimë edhe sot ky bashkim ishte një projekt për paqe dhe bashkëpunim, ishte një projekt për të parandaluar luftëra dhe kjo është edhe arsyeja pse në Europë sot kemi brezin e parë që është plakur pa parë luftë me sy”, theksoi Rama.
”Rruga drejt BE-së është shumë e gjatë. Dhe dyshoj shumë se do të jem në qeverisje kur të arrijë ajo ditë, pra kur të nënshkruhet marrëveshja”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për rrjetin e njohur informativ paneuropian, Euronews
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË FRIKSHME/ Ja si duken bakteret dhe viruset në mikroskop (FOTO)
Previous article SËMUNDJA MISTERIOZE E TË RIUT/ Nuk i ndalet së rrituri stomaku që prej moshës 7-vjeçare

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT