• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NË GJJITHË SHQIPËRINË”/ Kumbaro nis Lëvizjen Kombëtare për Lexim (FOTO)
Home
Kulturë

“NË GJJITHË SHQIPËRINË”/ Kumbaro nis Lëvizjen Kombëtare për Lexim (FOTO)

31 October, 2018 enxhi.autor Kulturë

KUKES-Për të nxitur leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri, Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim. Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Kukësit, pikërisht për një simbolikë të veçantë që e sqaroi vetë ministrja Mirela Kumbaro.

“Martiri i fundit i poezisë Havzi Nela, u var në litar në qytetin e Kukësit, vetëm pse shkroi një poezi. 30 vite më vonë nisim nga Kukësi Lëvizjen kombëtare për Lexim, sepse ky qytet, edhe në kohërat më të errta ka prodhuar tokë pjellore për shpirtrat letrarë”- tha Kumbaro gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe qytetarë të zakonshëm.

Sipas ministres së Kulturës, Lëvizja Kombëtare për Lexim pason fushatën e dy vjetëve më parë, ‘Takohemi për një Libër”.

“Takimi në Kukës është një ogur i mirë për ta çuar më tej në çdo cep të Shqipërisë këtë lëvizje. Asnjëhërë nuk është vonë për të lexuar një libër. Sikur secili prej nesh të bindë së paku një në njëmilion shqiptarët që gjatë vitit të shkuar s’kishin lexuar asnjë libër, i kemi bërë një shërbim shumë të mirë vendit, të tashmes dhe të nesërmes”, tha ministrja e Kulturës duke falenderuar më tej shkrimtarin Petrit Palushi për mbështetjen e klubeve të leximit në këtë qytet.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor, muaj që përkon edhe me Panairin e Librit.

Teksa diskutoi me të pranishmit politikat e Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, Kumbaro tha me humor se ajo do të ishte gati që udhëhiqte nga Kukësi një protesë lirike për librin.
INSTAT publikoi disa muaj më parë një të dhënë dramatike për statistikat kulturore, ku më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar. Pra, rreth 1 milion shqiptarë s’kishin lexuar asnjë libër gjatë vitit 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT GREK/ Familja e Kostandinos Kaçifa merr avokat të ri
Previous article NGJARJA QË ALARMOI DIPLOMATËT E HUAJ/ Si erdhi në Shqipëri, Benz-i që Hitleri i dhuroi Ahmet Zogut

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT