• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË GJENDJE SHËNDETËSORE TË VËSHTIRË/ Gjykata e Apelit Vlorë liron nga qelia xhaxhanë e “Ben Qimes” së Fierit
Home
Breaking News

NË GJENDJE SHËNDETËSORE TË VËSHTIRË/ Gjykata e Apelit Vlorë liron nga qelia xhaxhanë e “Ben Qimes” së Fierit

29 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

 Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja” është liruar nga burgu. Ahmet Isufaj, kërkohet nga drejtësia Kosovare, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” 40 ditor në “Arrest shtëpie” është marrë dy ditë më parë nga gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, kanë vendosur të nxjerrin nga burgu Ahmet Isufaj.

Shkak i këtij vendimi janë bërë disa raporte mjekësore që tregonin se gjendja shëndetësore e Ahmet Isufaj nuk ishte e mirë dhe për pasojë 65-vjeçari që nga dita e parë e arrestimit, është shtruar në ambientet e spitalit të burgut, ku merr trajtimin mjekësor. Me argumentin se qëndrimi gjatë në shtëpi mund t’i rrezikojë jetën, treshja e gjyqtarëve kanë vendosur t’i zbusë masën e sigurisë Isufajt, duke e mbyllur në “arrest shtëpie”. Ndërsa ndryshe ka vendosur gjykata e Apelit për djalin e Ahmetit 33-vjeçarin Amarildo Isufaj, për të cilin ka urdhëruar qëndrimin në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Amarildo Isufaj, u ndalua pikërisht gjatë një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Fier, ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak. Babë e bir tashmë ndodhet në burg, ku njëri do gjykohet për pistoletën pa lejë, ndërsa babai do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit ose jo në Kosovë. Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj që në Fier njihet dhe si “Ben Qimja”, është lënë në “arrest në burg” me afat 40 ditor. Ky afat është lënë nga gjykata e Fierit, si kohë për të pritur materialet hetimore nga prokuroria e Kosovës, e cila kërkon ekstradimin e Ahmet Isufajt në Kosovë. Pikërisht drejtësia e këtij shteti, kërkon që Isufaj të transferohet në Kosovë për tu përballur me akuzat e “Krim të organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAZUAR NÊ SHENJËN E HOROSKOPIT/ Ja si ta kaloni natën e Vitit të Ri
Previous article KENI NË PLAN TË MARTOHENI? Ja 3 gjëra që duhet patjetër ti dini më parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT