• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË GARË ME KOHËN/ Kompania amerikane pritet të nisë fazën e dytë të testimit të vaksinës kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

NË GARË ME KOHËN/ Kompania amerikane pritet të nisë fazën e dytë të testimit të vaksinës kundër COVID-19

19 August, 2020 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Novavax pritet të nisë fazën e dytë të testimit në njerëz të një vaksine kundër COVID-19 në Afrikën e Jugut. Ky vend ndodhet në mesin e një vale në rritje të rasteve me koronavirus.

Novavax njoftoi se provat klinike do të përfshijnë 2,665 persona të rritur të shëndetshëm në Afrikën e Jugut. Testet gjithashtu do të krahasojnë ndikimin e vaksinës tek 240 persona të prekur nga virusi HIV, por në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, tek të cilët vaksina mund të ndikojë ndryshe nga ata që nuk janë prekur nga viruisi HIV.

Gjetjet paraprake të provave të para klinike treguan se tek ata persona ku u injektuan dy doza të vaksinës u krijuan antitrupa neutralizues që mund të parandalojnë futjen e koronavirusit në qelizë. Krahas provave klinike në Afrikën e Jugut, Novavax do të zhvillojë gjithashtu një fazë të dytë të provave klinike në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi në një të ardhme të afërt.

Afrika e Jugut është vendi i pestë më i prekur në botë, me më shumë se 589 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 11 mijë vdekje.

Novavax tha se prova klinike në Afrikën e Jugut është bërë e mundur pjesërisht nga një grant prej 15 milionë dollarësh nga fondacioni Bill & Melinda Gates. Muajin e kaluar, qeveria amerikane nënshkroi një kontratë prej 1.6 miliardë dollarësh me firmën Novavax për të mbuluar testimin dhe prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara me qëllimin për të siguruar 100 milionë doza deri në janar./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON NJË DITË MË VONË/ Meta: Të mësojmë nga politika maqedonase dhe të kthehemi në shina sa më parë! Të nisim me...
Previous article "VEND I TRISHTRUAR, I FTOHTË..."/ Parashikimi i frikshëm, kur do t’i vijë fundi universit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT