• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ne erdhëm nga KOSOVA”/ Të gjithë njerëzit e Ramës, me të cilët po qeveris në mënyrë “mbarëkombëtare”
Home
Ekskluzive

“Ne erdhëm nga KOSOVA”/ Të gjithë njerëzit e Ramës, me të cilët po qeveris në mënyrë “mbarëkombëtare”

17 January, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka bërë zyrtarisht publik emërimin e drejtorit të ri i Galerisë Kombëtare të arteve, Erzen Shkolollin.

Artisti nga Kosova, është bërë i njohur si autor e kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare dhe nisur nga ajo që është thënë për të në ambjentet kulturore të Tiranës, duket një zgjedhje interesante për detyrën e ngarkuar.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm që kreu i qeverisë shqiptare, ofron figura nga Prishtina, për të drejtuar dhe marë psote të rëndësishme në Tiranë. Fillimisht “afrimi” i parë nga Kosova në qeveri, ka ndodhur kur Edi Rama emëroi Shkëlzen Maliqin si këshilltar për rajonin. Një zgjedhje shumë e komentuar për shkak të raporteve të Maliqit me Institutin “Gani Bobi” që ka zhvilluar disa sondazhe për zgjedhjet që nuk kanë qenë shquar për saktësinë precize dhe paanësi. Megjithatë Kryeministri zgjedh gjithnjë vetë se nga kush këshillohet.

Më poshtë edhe vendimi i Ramës në 2013:

Gjatë mandatit të parë “eksperimenti” mbeti deri ketu. Ndërsa në mandatin e dytë qeverisës “Rama 2” rasti mori trajtën e tendencës për tu bërë një fenomen i ri. Pjesë e kabinetit qeveritar, u emëruan plot katër zëvëndësministra nga Kosova. Vendim ky që nga optimistët u cilësua “sa taktik edhe i zgjuar, po aq edhe si një RISI” në kushtet e reja të hapësira shqiptare në Ballkan.

Kush janë katër zv/ministrat nga Kosova:

Kosovarja Valbona Shujaku është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës.

Besa Shahini është zëvendësministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për Arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë.
Besa është autore e mbi 20 publikimeve në fushën e arsimit dhe integrimit evropian si dhe ka qene kolumniste e rregullt në mediat në Kosovë.

 

Por, Edi Rama e plotësoi kabinetin e ministrave të tij edhe me një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për Hajrulla Çekun, i cili u emërua si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Iliriana Bajraktari gjithashtu është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

Themeluese e një organizate për shëndetësi në Kosovë dhe e doktoruar në Universistetin e Graz-it në Austri, ajo ka punuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Pas emërimit të drejtorit të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, presim në “çeta me 6 veta” do të bëhet një skuadër edhe më e madhe, duke e shndërruar Tiranën edhe në metropolin e qeverisjes mbarëshqiptare.

Përgatiti: AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brenda kantierit të NDËRTESËS GJIGANDE. Gradaçela më e madhe në botë hapet në ... (FOTO)
Previous article Ndryshon dhe Fjolla Morina, ja si duket këngëtarja me look-un e ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT