• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DO TA FITOJMË LUFTËN”/ Rama: Nga nesër policia s’do tolerojë askënd që s’kupton që xhirot në rrugë janë të paligjshme
Home
Politikë

“NE DO TA FITOJMË LUFTËN”/ Rama: Nga nesër policia s’do tolerojë askënd që s’kupton që xhirot në rrugë janë të paligjshme

22 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve që të mos dalin nga shtëpia për të bërë xhiro, por vetën nësë kanë një motiv të arsyeshëm.

Në një video mesazh nga shtëpia e tij Rama paralajmëroi se nga nesër, policia nuk do të tolerojë askënd.

“Natyrisht asnjë përveç forcave të rendit dhe ushtrisë janë në ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë. Mirënjohje për të gjithë ju që brenda shtëpisë po e parandaloni përparimin e armikut. Deri dje kemi mundur të ndihmojmë drejtpërdrejt 14 mijë familje.

Do të vazhdojmë pa pushim përditë të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, e familjeve me probleme të mëdha ekonomike, në familjet e prekura nga tërmeti që të mos u mungojë ushqimi bazë dhe medikamentet shëndetësore.

Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shou. Po çfarë shou mo ju marrtë e mira. Flasin për vjedhje. Po ku e patë o ju marrtë e mira. Flasin për popullin që po vdes për bukë. Po për cilin popull kur vetë janë në shtëpi dhe flasin me I-phone. Flisni për mua sa të doni por respektoni ata që po shkojnë shtëpi në shtëpi.

Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe mundemi. Nuk duam as lëvdata dhe medalje, pasi kjo është detyra jonë. Në këto kohë të mallkuara duhet respekt dhe mirënjohje.

Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13 të drekës do të kenë plot 8 orë për të bërë pazar. Këto orare janë të imponuara nga nevoja për përballimin e një lufte të madhe.

Nesër e më tej forcat e rendit nuk do të tolerojë askënd që nuk e kupton që radha nëpër dyqane dhe xhirot nëpër rrugë janë të paligjshme dhe të patolerueshme.

Të gjithë duhet të adoptohemi me orarin e ri në këtë situatë dinamike”– tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ “Lordi” i Interit ju prezanton me stërvitjen ideale në kushte karantine! (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Anullohet Met Gala 2020

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT