• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas BBC sjell historinë: “U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”
Home
Jetë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas BBC sjell historinë: “U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

8 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, BBC sjell histori të disa grave, të cilat janë përpjekur të sfidojnë normat dhe mentalitetin patriarkal që i rrethon. Më poshtë ne po ju sjellin një prej tyre. Ajo është historia e një gruaje indiane të pashpresë, të gjendur mes shtypjes dhe vuajtjes, duke kërkuar dëshpërimisht të marrë timonin e jetës së saj.

“U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

Unë e kam gënjyer burrin tim më përpara, por kësaj here gënjeshtra ishte shumë e madhe. Deri në moshën 20 vjeç, kisha lindur katër fëmijë. Punoja si shërbyese, ndërsa burri i harxhonte paratë e mia për alkool, më rrihte rregullisht dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale me të.

Mamaja më thoshte që unë nuk mund ta lija burrin dhe se kjo ishte normale. Përveç dhimbjes sime dhe mjerimit, i durova të gjitha.

Një ditë, punëdhënësja ime më pyeti nëse do doja të ndryshoja jetën time dhe i thashë asaj që kisha frikë se mos mbetesha sërish shtatzënë.

Ajo më sugjeroi që të sterilizohesha dhe më shpjegoi se si mund të më ndihmonte ky operacion. Sa më shumë merrja informacion, aq më i domosdoshëm më dukej operacioni.

Por çfarë do të ndodhë nëse im shoq e zbulon këtë gjë? Kjo vetëm do të bënte që ai të pinte më shumë alkool, do më dhunonte edhe më shumë.

Nuk ndihesha e sigurt, megjithatë kisha një fije shprese pas sterilizimit, sepse kisha nën kontroll të paktën një pjesë të jetës sime.

Më në fund mora guximin dhe e bëra operacionin, pa ia treguar bashkëshortit ose fëmijëve të mi.

Kanë kaluar 10 vjet dhe sterelizimi është sekreti im më i madh, në të njëjtën kohë edhe gjëja për të cilën unë jam krenare./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos
Previous article Zbulohet studioja ligjore që do mbrojë Skënderbeun, shpresa tek avokati që mundi OKB-në

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT