• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos
Home
Gossip

Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos

8 March, 2018 Q.Autor Gossip, Sport

Dy nga sportistët më të famshëm në botë, futbollisti Kristiano Ronaldo dhe ai i Arteve Marciale Mikse (MMA) Konor Mek Gregor, të dy yje në dy disiplina të ndryshme, por dhe më të pasurit në botë për sa u përket përfitimeve financiare. Përveçse janë nga më të spikaturit në këto veprimtari sportive, janë edhe miq me njëri-tjetrin.

Ata kanë kaluar pushime së bashku, janë fotografuar së bashku, por edhe janë grushtuar së bashku. Këto ditë, ata janë bërë objekt i një diskutimi të hapur në rrjetet e tyre sociale, ku diskutojnë për përfitimet financiare. Kikboksieri Konor Mek Gregor ishte në formën e tij më të mirë gjatë një postimi të tij më të fundit në “Instagram”, e duke folur për premtimet e futbollistit Kristiano Ronaldo, vë në lojë boksierin Flojd Mejuidhër dhe tallet me yllin e muzikës “50 Cent”.

Ylli i UFC-së ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi të madhe me “Burger King” dhe pretendon tani se ia ka kaluar Ronaldos në listën e më të pasurve në revistën “Forbs”, si atleti më i paguar. Mek Gregori thotë se ia kishte premtuar Ronaldos se do t’ia kalonte kur u takuan bashkë një vit më parë.

“Duke bërë marrëveshje të reja! Jam shumë i interesuar të shoh listën e ‘Forbes’ për atletin më të paguar në botë”, i thotë Ronaldo. “Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos, siç ja premtova në 2016-ën”, i përgjigjet Mek Gregori. “Flojd, si një boksier në pension, nuk bën asnjë qindarkë jashtë boksit.

MMA është një lojë e madhe, do të pëlqejë Flojd?”; “Urime Jay-Z për vendin e parë, përtej botës së sportit. Dikush t’i bëjë tag ’50 Cent’, pasi më ka bllokuar në ‘Instagram’. Mos më bëj bllok ’50 Cent’ se akoma më pëlqejnë disa nga këngët e tua. Nga ato të vjetrat”. Janë këto disa pjesëza nga shprehjet që Mek Gregor ka postuar në “Instagram”-in e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkodra sërish në rrezik për shtim të zonave të përmbytura, IGJEUM jep alarmin
Previous article Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas BBC sjell historinë: “U sterilizova dhe nuk i thashë burrit tim”

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT