Banorët në Bularat të Gjirokastrës kanë ngritur piramida përkujtimore në vendin ku mbeti i vdekur minoritari grek, Kostandinios Koçifa.
Ky i fundit hapi fillimisht zjarr në drejtim të makinave të Policisë së Shqipërisë, ndërsa edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar kanë qenë të shumta, 35-vjeçari ka zgjedhur rrugën e kundërpërgjigjes.

Ai u vra nga RENEA, rreth 1 km larg banesës, e cila ndodhej në krye të fshatit.


