• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NË BALLDRE TË LEZHËS/ Restaurohet kisha që ka qartësisht “Darkën e Fundit”
Home
Kulturë

NË BALLDRE TË LEZHËS/ Restaurohet kisha që ka qartësisht “Darkën e Fundit”

17 November, 2019 k.autor Kulturë

Restaurohet kisha e Shna Prendes në Balldre të Lezhës. Kisha, shpallur monument kulture i kategorisë së I në vitin 1984, tashmë do të jetë një tjetë destinacion për të gjithë turistët.

Gjatë përurimit të restaurimit të kësaj kishe ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ku shprehet se kjo kishë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe dhe afresket e gjendura në të janë unikale.

“Kisha e Shna Prendes në Balldre Lezhë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe. Afresket e gjendura aty janë unikale. Është e vetmja kishë në vend që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit, por me shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme”, shprehet Ndreu.

“Respekt për Dom Nike Ukgjini, Gjergj Liqejza e shume aktorë të tjerë që bënë të mundur këtë punë kaq të dobishme”, tha Ndreu.

Kisha e Shna Prendes në fshatin Balldren të Lezhës është ndërtuar në shek.XII-XIII.

Kjo kishë ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit).

Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjerë në luginën e poshtme të lumit Drin. Ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim, i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.

Kjo kishë e stilit romanik ndërtuar mes shek. XIV-XV paraqet një ndërtim drejtkëndësh, mbuluar me qemer të mprehtë. Kisha nga brenda ka qenë e zbukuruar me afreske ku dallon prej të tjerave tek absida “Darka e fundit”.

Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDESHJE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË"/ Flet mbrojtësi Mavraj: Disa Burra nuk duhen harruar, ne...
Previous article U HAKMOR PËR DAJËN/ Si i shpëtoi atentatit anëtari i "Gaxhait"

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT