• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË 2 VITE TË VËSHTIRA NE…”/ Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD: Duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh
Home
Politikë

“NË 2 VITE TË VËSHTIRA NE…”/ Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD: Duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh

2 September, 2023 s.autor Politikë

Lulzim Basha shprehet nga foltorja e Kuvendit të PD se duart e pista te politikës së vjetër, nuk mund ta të fshihen pas baltës ndaj tyre.

Basha shprehet ndër të tjera se ajo që i mungon vendit është një alternative e re dhe e përgjegjshme, që sipas tij e çliron potencialin e saj të jashtëzakonshëm, “që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit”.

“Kjo duhet të jetë. Partia demokratike, kështu duhet të bëhemi ne!”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.

Të nderuar delegatë, Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u beme kurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruar këtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhen balte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjetme te cilat demtuan demokratet dhe PD.

Ne nuk ju genjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare dhe as revolucione qe nuk ndodhen kurre. Ne jemi te vetedijshem per gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papergjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh.

Ne jemi bashke sepse besojme tek vlerat dhe parimet. Tek e verteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek seleksionimi per te luftuar disa e per te kursyer te tjere me tecilet behen pazaret e nates.

Per ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ne politike e kudo eshte e pakompromiste. Dhe përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshme apo te padukshme qofshin!

Sepse vetëm kështu jemi vlerë e shtuar për shoqërinë tonë, vetëm kështu bëhemi të dobishëm për njerëzit, vetëm kështu I japim kuptim ekzistencës sonë!

Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë më pasuritë e saj, ka plot politikanë që shkelin përditë mbi interesin e saj, ka parti që po e dëmtojnë të ardhmen e saj.

Ajo që i mungon është një alternative e re, e përgjegjshme, që e çliron potencialin e saj të jashtëzakonshëm, që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit. Kjo duhet të jetë. Partia demokratike, kështu duhet të bëhemi ne

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHEN REFORMA URGJENTE"/ Basha për marrëveshjen Berisha-Rama në 2008: U dhanë mundësinë grupeve mafioze të kapin gjithçka
Previous article "MË PASKA MARRË MALLI..."/ Basha kërkon ndjesë nga Kuvendi Kombëtar: S’do të shtirem, luftuam për karrige e mure

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT