• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHOJNË TEKSTET NË SHKOLLA/ Kurrikul moderne në vitin 2025, Manastirliu: Po punohet për programe të reja
Home
Politikë

NDRYSHOJNË TEKSTET NË SHKOLLA/ Kurrikul moderne në vitin 2025, Manastirliu: Po punohet për programe të reja

10 August, 2024 s.autor Politikë

Ministria e Arsimit ka ngritur grupin e punës për ndryshimin e teksteve shkollore, duke synuar modernizimin e kurrikulës; që pritet të jetë në duart e nxënësve nga viti 2025 e në vijim.

“Jemi duke punuar dhe duke analizuar të gjithë tekstet aktuale, do punojmë deri në dhjetor për programet e reja mësimore për përmirësimin në masën 20% të kurrikulës që lidhet kryesisht me shkencat e degët shoqërore. Jemi duke vlerësuar edhe një modernizim të gjuhës shqipe dhe matematikës”, tha Ogerta Manastirliu- ministre Arsimi.

Reforma në kurrikula e ndërmarrë në 2014 në sistemin arsimor parauniversitar, e cila u bazua në nxitjen e mendimit kritik te nxënësit mbështetur në tekstet britanike, kërkon një përditësim, sipas ministres Ogerta Manastirliu me evolimin e kohës.

“Ndryshimet e mëdha teknologjike në lidhje me aftësitë digjitale, kreative, edukimin në disa lëndë që kërkohet të ketë një lidhje me çfarë sot koha kërkon, duhet një përmirësim i kurrikulës ekzistuese”, tha ajo.

Lënda e edukatës planifikohet të ketë një ristrukturim temash, duke shtuar edhe informacione të reja për nxënësit, lidhur edhe me çështje të luftës kundër korrupsionit.

“Edukimi qytetar një lëndë e rëndësishme ka nevojë të pasurohet me module të reja, por edhe të rishikohen konceptet ekzistuese duke përfshirë më shumë koncepte të thelluara sikurse janë për luftën kundër korrupsionit, për njohjen e terminologjisë ligjore apo aspekte që lidhen me çështje të integritetit, të cilat duhen thënë në mënyrë të thjeshtuar por të trajtohen edhe në orë mësimore debat. Edukimi mediatik është gjithashtu i rëndësishëm, e edukimi digjital apo bullizmi online e të tjera të tilla fenomene”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA/ Brazili heton shkaqet e rrëzimit të avionit me 62 persona në bord, nis largimi i trupave
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM/ Përplasen tre makina në Qafë Plloçë, ja shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT