Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar në Komisionin e Integrimit, se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nga deputeti demokrat, Aldo Bumçi se kush është qëndrimi i Ramës për ndryshimin e kufijve, Balla tha se Kosova është një shtet sovran dhe Shqipëria nuk ndërhyn në politikën e saj të jashtme.


