• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET/ SHBA ka gati 24 rregulla të reja për emigrantët
Home
Nderkombetare

NDRYSHIMET/ SHBA ka gati 24 rregulla të reja për emigrantët

22 February, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara. Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla. Muajin që shkoi ky rregull mori dritën e gjelbër nga Gjykata e Lartë amerikane.

Rregullat e reja u japin autoritet zyrtarëve të emigracionit të refuzojnë aplikimet për ndihma në para ose forma tjera të asistencës nga Shtetet e Bashkuara.

“Ata që kanë më shumë pasuri janë më pak në rrezik, ndërsa ata që janë më pak të shkolluar, që kanë familje të mëdha ose të hyra të vogla janë në rrezik të refuzohen”, tha Marg Greenberg nga Instituti për Politike të Emigracionit.

Analisti Greenberg thotë se aplikantët nga shtete të varfa, me popullsi jo të bardhë janë në rrezik të refuzimit të vizave ose lejes së përhershme të qëndrimit, e njohur si karta e gjelbër.

“Kjo do të ketë ndikim më të madh negativ tek përfituesit e kartës së gjelbër nga Meksika, Amerika qëndrore ose Karaibet, krahasuar me Evropën, Australinë ose Zelandën e Re”, tha ai.

Mbështetësit e rregullit nuk e shohin atë si paragjykues.

“Është rregull neutral që aplikohet tek njerëzit e çdo race, është e njëjta për çdo vend. Nëse jeni një person i pasur i një race në një vendi, ju do të jeni më mirë krahasuar me një person të një race tjetër dhe vendi tjetër”, tha zoti Howell nga Fondacioni Heritage.

Më pak viza dhe leje të përhershme qëndrimi pritet të miratohen me rregullin e ri. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, aplikuesve u rriten mundësite për vizë emigruese pasi shfaqin dëshmi të pasurive financiare, të hyrave, dëshmi të sigurimeve private shëndetësore, oferta punësimi në ShBA apo zotimin për mbështetje financiare nga dikush jashtë Shteteve të Bashkuara. Disa këtë e shohin si mundësi për të ruajtur fondet publike dhe përmirësimin e tregut të punës për amerikanët. Korporata të mëdha amerikane cilësuan rregullin si pengesë për punëdhënësit amerikanë që duan të angazhojnë talentë të huaj. Rregulli po hyn në fuqi pasi drejtori i zyrës së menaxhmentit dhe buxhetit në administratën Trump, Mick Mulvaney, u citua të thotë se ShBA ka nevojë për emigrantë të ligjshëm.Të hënën fillon zbatimi i rregullit në të gjitha shtetet amerikane, përveç Ilinoit, që është në pritje të vendimit nga gjykata federale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ Studentja shqiptare vjen në Tiranë: Koronavirusi më lidhi më shumë me Kinën
Previous article E RËNDË NË GREQI/ Shqiptarit i bëjnë ATENTAT. Autori e qëlloi me plumb në kokë dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT