• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET QEVERITARE/ Kush është ministri i ri i Ekonomisë, më parë ka mbajtur postin e drejtorit të AMF-së
Home
Politikë

NDRYSHIMET QEVERITARE/ Kush është ministri i ri i Ekonomisë, më parë ka mbajtur postin e drejtorit të AMF-së

4 September, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat e rinj për kabinetin e ri qeveritar. Ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete, i cili zëvendësoi në këtë post Delina Ibrahimajn.

Por kush është ministri i ri i Ekonomisë?

Ervin Mete momentalisht ka mbajtur pozicionin si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ” dhe ndryshimet në ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare “.

Ervin Mete ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me BE.

Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).

Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës – LSE (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006) . Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Arrestohet në Francë Behar Bajri
Previous article ZËVËNDËSOI MANASTIRLIUN/ Kush është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT