Televizioni amerikan WRAL-TV, pjesë e NBC, publikon lajmin mbi situatën aktuale politike shqiptare me vendimin e kryeministrit Rama për ndryshimet në kabinetin e qeverisë së tij. WRAL shkruan se kryeministri Rama sapo bëri një riorganizim të kabinetit qeveritar, duke zëvendësuar 8 nga anëtarët e kabineti, duke shkarkuar nga detyra ministra dhe zv/kryeministren Senida Mesi duke ia dhënë postin Erjon Braçes.
Ndër të tjerë WRAL shkruan: Kreu i Partisë socialiste gjatë fjalimit në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa njoftoi ndryshimet, tha se ministrat e shkarkuar do kenë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet komunale të qershorit 2019, si liderë politikë në zonat e tyre. Media amerikane ia atribuon ndryshimet në qeveri të kryeministrit, shpërthimit të protestave të studentëve
WRAL-TV është një stacion virtual televiziv i lidhur me NBC me seli në North Carolina, SHBA. Ndërkohë shihni më poshtë titujt e mediave të huaja mbi vendimet e sotme të Ramës. / Tiranapost.al.





