Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal pritet të prekë 3 elementë. Ashpërsimin e dënimit mbi goditjet ndaj punonjësve të policisë dhe mjekëve, ashpërsimin e dënimit për raset e dhunës në stadiume dhe disa ndryshime për krimet mjedisore.
Gjithashtu ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga 2 deri në 5 vjet heqje lirire, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.
Drafti propozon që të rritet edhe masa e dënimit për armëmbajtjen pa leje nga 5 deri në 7 vjet burgim. Sa i takon krimeve mjedisore për ndotjen e ajrit, tokës apo për dëme të pakthyeshme të ekosistemit, faunës dhe florës, propozohen dënime nga 1 deri në 5 vjet burgim.
Projektligji parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor.


