• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUA TË IKI NË…”/ Trafikanti SHQIPTAR i drogës rrëfen të gjitha dhe shpërthen…
Home
Breaking News

“DUA TË IKI NË…”/ Trafikanti SHQIPTAR i drogës rrëfen të gjitha dhe shpërthen…

3 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri shqiptar vetëm 18 vjeç, është burgosur për dy vite për trafik droge gjatë një procesi gjyqësor të drejtpërdrejtë në gjykatën e Thonon në Gjenevë.

Mediat franceze shkruajnë se i riu sapo kishte mbushur 18 vjeç më 6 prill dhe atë ditë ai arrin në Francë për të gjetur punë në Gjenevë. Një muaj më vonë, të enjten më 2 maj, ai u shfaqet para gjykatës së Thononit, për trafikun e heroinës dhe kokainës.

Trafiku në parkingun e supermarketeve

Xhandarët e Saint-Julien zbuluan shkëmbimin e drogës në parkingun e një supermarketi të qytetit. Më 29 prill, ata e pyesin të riun, i cili i heq qafe një qese heroine. Sapo kishte bërë një marrëveshje me një përdorues të kokainës (një porcion i kësaj droge gjithashtu u gjet aty afër) dhe kishte 100 euro për të.

Konfiskime të mëdha në “shtëpinë” e trafikantit

Kur u pyet nga xhandarët, ai tregoi vendin e tij të banimit. Policia ushtroi kontroll në adresën e treguar, duke gjetur 1.3 kg heroinë, 53 gram kokainë (80 euro për gram, me një vlerë totale prej 4240 euro), pajisje për përzierjen e drogës dhe një shumë parash: 8 135 euro si dhe 1140 franga zvicerane.

Si erdhi atje?

I riu shqiptar i siguron hetuesit se ai nuk erdhi në rajon për të shitur narkotikë, por u takua me një bashkatdhetar në një bar në Gjenevë, i cili i ofroi atij këtë punë. I riu e portretizon veten si “skllavi” i një njeriu që e trajnonte atë në punën e biznesit.

Selfie elokuente

I riu kishte katër telefona në dispozicion, ku secili prej tyre raportonte një numër të konsiderueshëm thirrjesh. Nëntë konsumatorë, të gjetur nëpërmjet telefonit, e kanë njohur atë si tregtar droge.

As vetë nuk mund ta mohonte, sepse kishte bërë foto me telefonat e shfrytëzuar duke treguar kartëmonedha të shumta në duar.

“Ai dukej shumë krenar duke i mbajtur ato”, thotë prokurori në seancë.

Dy vjet burg

I pandehuri është dënuar me 2 vjet burg, dhe me një ndalim përfundimtar në territorin francez pasi të kryej dënimin. Ai u largua nga gjykata duke qarë, duke thënë se donte vetëm të shkonte në shtëpi dhe të shihte përsëri familjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ME NJË KËMBË NË FINALEN EUROPA LEAGUE/ Emery habit të gjithë me deklaratën...
Previous article NDRYSHIMET LIGJORE/ Nëse godet një policë, ja me sa VITE burg dënohesh

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT