• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIME TË REJA/ Të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

NDRYSHIME TË REJA/ Të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

11 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe as për lirim të parakohshëm.

Kërkesat e të burgosurve që fitojnë çdo vit gati 90 ditë zbritje prej punës dhe sjelljes së mirë  do ti shqyrtojë drejtoria e përgjithshme e burgjeve

Ky propozim vjen nga Poli i Drejtësisë përmes grupit të punës të ngritur posaçërisht për të gjetur zgjidhje ligjore prej të cilave do synohet të ulet ‘back logu’ i dosjeve që ka bllokuar gjyqësorin, veçanërisht gjykatat administrative.

Sipas burimeve, një ndërhyrje e tillë nën diskutim synon të shmangë paditë gjyqësore të të burgosurve të sjellshëm dhe që aktivizohen me punë, si një nga formulat që duke reduktuar gjykimet për pasojë redukton angazhimin e gjyqtarëve e për rrjedhojë ul stokun. Njëherazi kërkohet që në rastet e akuzave të lehta gjyqet në kryhen pa e transportuar të dënuarin prej qelisë, me kushtin që në seancë të jetë i pranishëm avokati i tij, ndërsa i pandehuri do ta ndjekë procesin online.

Ndërkohë për të shmangur zvarritjet për shkak të adresave, i interesuari të konsiderohet i njoftuar për gjykimin e radhës duke përdorur postën elektronike të mbrojtjes. Për t’ju lënë më shumë kohë gjyqtarëve shqyrtojnë dosjet që presin prej vitesh, po diskutohet që trupa me tre  gjyqtarë të reduktohen në vetëm një për kërkesa si njohja e martesës me të huaj, vërtetimet e fakteve dhe çështjet e thjeshta

Propozohet që trupat gjyqësore në apel të reduktohen vetëm me një. Por dhomat e këshillimit do të jenë vetëm për çështjet civile. Në grupin e punës që po kërkon ndërhyrje ligjore si evadohet stoku që ka mbërritur në 160 mijë, bëjnë pjesë anëtarë të KLGJ, të KLP, katër kryetarë të gjykatave me seli në Tiranë dhe këshilltarë ligjore. Pas diskutimeve intensive gjatë javës, ekspertët do të takohen në ditët në vazhdim. Sapo drafti të finalizohet , se ku duhet ndërhyrë në ligj do ti propozohet drejtorisë së kodifikimit.

Sakaq gjatë një interviste për TCH ministri i drejtësisë Toni Gogu, u shpreh se ky institucion që luan rolin e koordinatorit të sistemit po pret sugjerimet e qeverisë së gjyqësorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN KORÇE-BILISHT/ Përplasen tre automjete, një i lënduar
Previous article VLADIMIR PUTIN NIS PROJEKTIN E MADH/ Ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

s.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT