• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIME NË POLITIKË/ Kamala Harris: Nëse zgjidhem, do të emëroj një republikan në kabinet
Home
Nderkombetare

NDRYSHIME NË POLITIKË/ Kamala Harris: Nëse zgjidhem, do të emëroj një republikan në kabinet

30 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dhe tha se ajo mund të emërojë një republikan në kabinet, nëse zgjidhet.

Komentet zonja Harris i bëri në intervistën e saj të parë për një rrjet të madh televiziv, që kur demokratët e emëruan atë si kandidate për presidente.

“Mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, i tha ajo gazetares së CNN-it Dana Bash gjatë intervistës, pjesë të së cilës u publikuan përpara se ajo të transmetohet e plotë në orën 21:00, me orën lokale të Uashingtonit.

Zonja Harris është pozicionuar më shumë drejt qendrës për disa çështje, që nga koha kur kandidoi për presidente në vitin 2020.

Ajo ka ashpërsuar qëndrimin e saj mbi emigracionin përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën. Ajo gjithashtu është tashmë kundër ndalimit të shpimeve, për nxjerrjen e naftës, falë së cilës punëson shumë njerëz në Pensilvani, një nga ato pak shtete, që do të jenë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Parimet e mia rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë – nuk kanë ndryshuar. Kam shërbyer dy mandate si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë duke ndjekur penalisht organizata kriminale transnacionale, shkelësit e ligjeve amerikane, që kanë kryer trafik të paligjshëm të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, dhe parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.

Intervista e zonjës Harris kishte për qëllim të tregonte se ajo i zotëronte të gjitha çështjet. Disa kritikë sugjerojnë se ajo mund të jetë më pak e rafinuar në mjedise ku nuk ka një fjalim të shkruar, pas një serie fjalimesh të fuqishme në fushatë, që kur mori në dorë stafetën e demokratëve për garën për Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Harris, së bashku me kandidatin demokrat për nënpresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, diskutoi gjithashtu mbi mundësinë e futjes së një republikani në kabinetin e saj të mundshëm, duke thënë se ajo dëshironte një larmi mendimesh.

“Mendoj se është e rëndësishme të kemi në tavolinën kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme, njerëz që kanë pikëpamje e përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan që të kishte një anëtar në kabinetin tim i cili ishte një republikane”, tha ajo.

Nënpresidentja Harris ka shmangur intervistat zyrtare dhe konferencat për shtypin gjatë ngritjes së saj të shpejtë për të kandiduar në emër të demokratëve për postin e presidentes./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERRI NË MALIQ/ Kush është i moshuari që tentoi të përdhunonte të miturën në parkun e lodrave
Previous article SHQIPTARI DËBOHET PËR HERË TË DYTË NGA FRANCA/ Bashkëshortja: Nuk i shoh dot fëmijët duke qarë

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT