• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIME NË LIGJIN E POLICISË SË SHTETIT/ Drejtorët dhe shefat e komisariateve do emërohen me konkurrim
Home
Breaking News

NDRYSHIME NË LIGJIN E POLICISË SË SHTETIT/ Drejtorët dhe shefat e komisariateve do emërohen me konkurrim

17 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Brendshme ka përfunduar hartimin e ndryshimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ndryshimet e reja konsistojnë në një qasje të re të organizatës së policisë, në raport me qytetarët. Ndryshimet nisin që me formën e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me praktikën e re pritet që kryepolici të zgjidhet me konkurrim.

Do të ketë disa emra që plotësojnë kriteret që do garojnë dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit do të veçohet nga një komision i veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm. Pas filtrimit nga komisioni, emri që plotëson kriteret më të mira, propozohet tek Këshilli i Ministrave për emërim.

Kryepolici nuk është i vetmi që do emërohet me konkurrim, pasi edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të ndiqet e njëjta praktikë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore qëndron në detyrë për një periudhë prej 3 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë.

Me ndryshimet e reja, koha e qëndrimit të qytetarëve në komisariat kur merren për verifikim do të jetë më e shkurtër. Aktualisht qytetarët mund të mbahen deri në 10 orë në ambientet e komisariatit, por me ndryshimet e reja, nuk mund të jetë më shumë se 5 orë. Brenda këtij orari, policia duhet të përfundojë verifikimet, dhe nëse nuk ka prova për arrestimin, atëherë duhet të lirojë qytetarin.

Në projektligjin e Policisë së Shtetit, është bërë dhe një riorganizim për gradat policore. Gradat aktuale, inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.

Gjithashtu me ndryshimet e reja, ministrit të Brendshëm i shtohen kompetencat mbi policinë, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË FAMILJEN SHQIPTARE/ U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën burrë e grua në Rehovec
Previous article SITUATA NË GAZA/ Scholz nis turin zyrtar në Lindjen e Mesme

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT