• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndotja “zhduk” kryeqytetin e Maqedonisë, pamjet nga lart të Shkupit (Foto)
Home
Rajon

Ndotja “zhduk” kryeqytetin e Maqedonisë, pamjet nga lart të Shkupit (Foto)

15 December, 2017 k.autor Rajon

Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror të ndotjes. Rrethi i kuq që tregon se gjendja me ndotjen është mbi çdo kufi të lejuar.

“Ekipi i televizionit Alsat u ngjit deri në Vodno për të filmuar kryeqytetin nga lartë. Sic mund ta shihni, të pakta janë objektet apo ndërtesat të cilat shihen nga ketu si pasojë e ndotjes enorme të ajrit. Ndërkohë stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor vazhdojnë të shfaqin shifra alarmante të nivelit të ndotjes”. I pari i kryeqytetit deklaroi se të martën pritet që Këshilli i Qytetit të sjellë vendim për zbritjen e çmimit të biletave të autobusëve ose udhëtimin falas. Pos kësaj mase Shilegov tha se është në bisedime me MPB-së për reduktimin e veturave në komunikacion.

“Unë si kryetar i Shkupit bisedova me ministrinë e Brendshme që në përputhje me planin aksionar të Qeverisë të sjellim modalitet së bashku për reduktimin e veturave në komunikacion. Qyteti i Shkupit do të sjellë vendim për zvogëlimin e çmimit të biletave të autobusëve dhe zmadhimin e biletave të parkingut, si destimulim për përdorimin e veturave të cilat konsiderohen si arsyet më të forta të ndotjes -deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Reagimet për gjendjen me ajrin e ndotur kanë mbërritur edhe nga Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Rusisë. Në rrjetin social tuitter ambasada amerikane ka kërkuar ide për zgjidhjen e këtij problemi.

 Ambasada e SHBA-ve në Shkup
“Ndotja e ajrit në Shkup ka qenë aq e dendur sot, saqë ishte e pamundur të shihet ambasada! Cilat janë idetë tuaja për ajër të pastër në Maqedoni?”. Reagimit të ambasadës amerikane i ka paraprirë një shkrim i asaj ruse në të cilën thuhet që “rrjedha turke” do të ishte zgjidhja e këtij problemi jetik me të cilin përballet vendi.

Ambasada Ruse në Shkup
“Për shkak se miqtë tanë nga ambasada e SHBA-ve kërkojnë ide për ajrin e ndotur në Maqedoni, ne duam të ndihmojmë në zgjidhje “rrjedha turke”, Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se era pritet të ndikojë në pastrimin e ajrit. Ndërsa për nesër paralajmërojnë reshje të shiut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRONOLOGJIA E NJË ALARMI/ Lufta e deklaratave dhe të gjitha rastet e denoncimit të cilësisë ushqimore
Previous article Vjollca Hoxha shet 51 % të aksioneve, zbulohet blerësi dhe shuma

k.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT