Një shtetasi 49 vjeçar i kanë vjedhur automjetin e tij personal (makinë) në oborrin e shtëpisë.
Shtetasi shqiptar, me banim në Vorë, ka deklaruar se i është vjedhur makina përgjatë orëve të vona të natës.
Pistat e para lidhen me hakmarrjen e këtij personi për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2018, shtetasi A.B., vjeç 49, banues në Vorë, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Muçaj, në oborrin e banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.


