Një automjet i cili po ndiqej nga Policia është përplasur dhe përmbysur në Vlorë.
Automjeti fillimisht i ka shpëtuar policëve në rrugën e ‘Centrales’, por më pas u përplas me një mjet tjetër dhe ngeli ‘kokë poshtë’.
I plagosuri nga ky aksident është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që njëkohësisht është me prangat e Policisë pasi është në statusin e të shoqëruarit.


