Një kontrol rutinor i bluve të qyteti jugor ka “fundosur” të riun shqiptar, banues në Vlorë i cili kishte dalë për xhiron e mesditës në qytet por me vete ka patur një dozë të konsiderueshme lëndë narkotike (të llojit Cannabis Sativa). Ndaj tij Policia e Vlorës ka marrë masat siguruese dhe paralajmëruese për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., vjeç 16, banues në Vlorë, pasi më datë 26.08.2018, në “Parkun Aulona”, Vlorë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale në makinë, 18.8 gr, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


