Një adoleshente në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët prej ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për adoleshenten me inicialet E.H, 14-vjeçe, e cila është deklaruar e zhdukur nga e ëma në policinë e Tiranës.
Vajza u largua ditën e djeshme gjatë kohës që ndodhej e vetme në banesë. Sakaq, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.


