Kërcënimi nga influenca të huaja në zgjedhjet amerikane është duke u rritur dhe i vazhduar, deklaruan sot zyrtarë të lartë të administratës Trump ndërkohë që përshkruanin një stragji se si ta bllokonin këtë.
“Kërcënimi nuk po vjen vetëm nga Rusia por edhe qeveri të tjera”, theksuan në një konferencë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, sekretari për Sigurinë e Brendshme, Kirstjen Nielsen, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe gjenerali, Paul Nakasone.
Në përgjigje SHBA-ja po rrit mbrojtjen e saj jo vetëm për zgjedhjet që do të zhvillohen këtë vit, por gjithashtu për të garantuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
“Fokusi jonë sot, këtu është thjesht që t’i themi popullit amerikan se kërcënimi është real, po vazhdon dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi zgjedhje legjitime në të cilat amerikanët mund të besojnë”, tha Dan Coast, drejtori i Inteligjencës Kombëtare.


