Ditën e djeshme policia ka arrestuar një person në kryeqytet. 34 vjeçari u kap në gjendje të dehur, dhe për më tepër, nuk iu bind urdhërit të policisë.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë rrugore. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.


