Një person 19 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia. Ai u ndal pasi kishte tentuar të vidhte një dyqan.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në Fushë Mëzezë, ka tentuar të vjedhë në dyqanin e shtetasit G.M., vjeç 47, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.


