• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Prindi i papërgjegjshëm mban fëmijën në vendin e parë PA asnjë rrip sigurimi. Policia…
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË TIRANË/ Prindi i papërgjegjshëm mban fëmijën në vendin e parë PA asnjë rrip sigurimi. Policia…

13 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një prind i papërgjegjshëm është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë, ndërkohë në vendin e parë të pasagjerit ka ulur fëmijën e mitur pa asnjë rrip sigurimi.

Gjatë aksionit të policisë në 24 orët e fundit 11 drejtues automjetesh janë arrestuar nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ndërkohë në 24 orët e fundit gjatë kontrolleve në Tiranë janë goditur dy raste të mitdhënies.

Njoftimi

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës janë goditur dy raste të tjera të mitëdhënies.

1 – Gjatë kontrolleve parandaluese në rrugën “Thoma Goxha”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar shtetasin I. H., i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, 43-vjeçari I. H. i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1500 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

2 – Gjatë verifikimit të një aksidenti rrugor vetëm me dëme materiale në rrugën “Hamdi Pepo”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë testuar dhe verifikuar se njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor ishte nën ndikimin e alkoolit. Ky drejtues mjeti, për të shmangur masën administrative dhe pezullimin e lejes së drejtimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasi I. D., 57 vjeç.

Falë telefonatave të qytetarëve, nga Policia Rrugore e Durrësit është parandaluar një ngjarje e mundshme rrugore. Në rrugën Maminas – Gjiri i Lalzit, shtetasi S. GJ. po kryente manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi edhe kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, pasi tentoi të devijonte rrugën, për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë. Nga kryerja e alkool testit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 1.05 mg/l testi i dytë.

Policia Rrugore e Sarandës, nisur nga telefonatat e banorëve të një lagjeje se një drejtues mjeti që kishte errësuar edhe xhamin e parë të mjetit sillte shqetësim duke xhiruar gomat gjatë orëve të vona të natës, kanë lokalizuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. B., të cilin e kanë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, i kanë pezulluar lejen e drejtimit për 1 muaj dhe i kanë hequr qeset me të cilat kishte errësuar xhamat e automjetit.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1678 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve
Previous article MERKATO E VERËS/ Është dëshira e madhe e trajnerit Shkëmbi, Dinamo hedh sytë tek fantazisti i Vllaznisë...

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT