Rrugët e kryeqytetit kanë nisur të duken gjithnjë e më të mbushura me automjetet e shtrenjta të markave luksoze.
“Bishat” e shtrenjta i bien në sy çdo kalimtari për shkak të madhështisë që reflektojnë.
Zakonisht pronarët e mjeteve luksoze duan të bien në sy duke xhiruar gomat ose duke ngacmuar vajzat me drita.
Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, kur një pasanik i ri është vënë në sedër nga një zotëri në moshë të mesme.
Pronari i një Lamborghini të bardhë, sipas dëshmitarëve, ka qenë duke xhiruar gomat për 5 minuta në vend kur një zotëri është ngritur nga lokali përballë ku pi pinte kafen dhe e ka qortuar.
I riu ngriti jo vetëm zonën e Asllan Rusit, por tërë Tiranën “në këmbë” dhe u largua pas qortimit të zotërisë.


