Një 23 vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi po drejtonte motorin dhe është aksidentuar. Veç të tjerash, i riu ishte edhe pa lejen e drejtimit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Sh. M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në“Jordan Misja”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” ka dalë nga rruga, ku për pasojë është aksidentuar, dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi te ish stacioni i Trenit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.


