Një 37 vjeçar është arrestuar nga polica e kryeqytetit. Shkak u bë dhuna që ai ushtronte ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Th., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi, shtetasi S.T., vjeç 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


