Një 59-vjeçar ka rënë dje në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij, në Babrru-Kodër.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet M.K.
Po të njëjtat burime raportojnë se 59-vjeçari akuzohet për ushtrim të dhunës fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit me inicialet R.T, 59 vjeç.
Gjatë shoqërimit për në Polici, shtetasi M.K mësohet se ka kundërshtuar punonjësin e saj.


