Një “batalion” mjetesh luksoze ka mbushur dje në mbrëmje rrugët e Tiranës.
Një event gjigant ku kryefjalë janë “bishat” me motorë super të fuqishëm e pamje madhështore.
Makina të tipeve më luksoze bënë xhiron e kryeqyteti nga “stacioni” i trenit tek sheshi “Nënë Tereza”.
Në mjetet që ishin pjesë e organizimit u përfshinë Aston Martin, Amg 6.3, Porsche, Hummer, BMË, CLS, Audi R8 etj.
Ajo që ra në sy ishte targa “Mixha” e vendosur tek disa prej automjeteve luksoze.
Djali me nofkën e tillë, i ka vënë këtë targë të gjitha mjeteve të tij për të rënë më shumë në sy.
Automjetet janë në pronësi të pasanikëve të rinj të Shqipërisë të cilët “dogjën” kryeqytetin mbrëmjen e kaluar.







