Një 61 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ditën e djeshme aksidentoi një këmbësor në Tiranë.
Njoftimi:
Më datë 12.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I. L., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e Valiasit, duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, ka aksidentuar këmbësorin S. L., vjeç 74, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.


