Pasi ishte larguar nga banesa, 37 vjeçari shqiptar me banim në Tiranë ka deklaruar se ishte dëshirë e tij që të ikte nga shtëpia. Një ditë më parë, familja e kishte deklaruar të humbur, ndërsa sot ai është kthyer në banesë pa lëndime apo shenja dhune fizike.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë, për largim nga banesa, më datë 26.08.2018, shtetasi I.G., vjeç 37, banues në Tiranë, është kthyer në banesë, i cili ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


