Një tjetër rast dhune është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë ndërsa bëhet me dije se shkaku i ngjarjes kanë qenë motivet e dobëta (familjare) mes një çifti. 29 vjeçari është dhunuar psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e tij më e madhe, ndërsa Policia ka marrë masat për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.I., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesja, M.S., vjeçe 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


