Një person është vetëplagosur me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë (18 maj).
Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske, në zonën e njohur si ‘lulishtja’. I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri, 28 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Po bëhet këqyrja e vendngjarjes për sigurimin e provave, e pamjeve filmike, teksa pritet edhe dëshmia e të plagosurit për dinamikën dhe shkaqet.


