Një i ri është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka qëlluar një efektiv. Sipas Bluve të kryeqytetit, është proceduar dhe shoku i 25 vjeçarit.
Të dy këta shtetas, të identifikuar vetëm me iniciale B. L., 25 vjeç dhe E. H., 30 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip Mercedes Benz nuk i kanë ndaluar policit të rrugores. Pasi jaën ndjekur dhe kapur, 25 vjeçari që ishte dhe shofer, ka qëlluar një nga efektivët e Patrullës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz” nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë”, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.


